MODELI I TË RIUT TË SUKSESSHËM – TAKIMI I GJASHTË I PROJEKTIT EUREKA
Forumi Rinor Islam – Dega Shkup vazhdoi realizimin e aktiviteteve në kuadër të projektit “Eureka”, duke realizuar takimin e gjashtë me temën “Modeli i të riut të suksesshëm”, me ligjëruesin Medin Bajrami.
Gjatë këtij takimi, vëmendje e veçantë iu kushtua katër shtyllave kryesore në formimin e një të riu të suksesshëm: dijes, shëndetit fizik dhe mendor, disiplinës dhe zhvillimit të vazhdueshëm personal. Përmes diskutimeve dhe shembujve konkretë, pjesëmarrësit u nxitën të reflektojnë mbi rëndësinë e këtyre elementeve dhe rolin e tyre në arritjen e synimeve personale dhe shoqërore.
Takimi u shoqërua edhe me aktivitete praktike dhe lojëra interaktive, të cilat krijuan një atmosferë bashkëpunimi dhe angazhimi mes të rinjve. Një ndër aktivitetet ishte sfida “Marshmallow Tower”, përmes së cilës pjesëmarrësit patën mundësi të vënë në praktikë kreativitetin, komunikimin, planifikimin dhe punën në ekip.
Me këtë takim, projekti “Eureka” vazhdon rrugëtimin e tij në drejtim të edukimit dhe zhvillimit të të rinjve, ndërsa aktivitetet do të përmbyllen me një ditë të veçantë kushtuar përfundimit të projektit.
Shkup, 7 nëntor 2026
