MBI 100 “SHPORTA TË RAMAZANIT” GATI PËR 100 FAMILJE NË NEVOJË
Ky aksion fisnik ka për qëllim të ndihmojë qindra familje skamnore nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës, duke i mbështetur gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Ky aksion fisnik ka për qëllim të ndihmojë qindra familje skamnore nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës, duke i mbështetur gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam, me sukses realizoi Seminarin Veror 2013, me moton “Parimore përgjithmonë” Sektori i Femrës edhe këtë vit vazhdoi traditën me mbajtjen e seminarit veror treditor rradhazi.Seminari u zhvillua në Hotel “Princ” në Strugë, ku të pranishmet që ndoqën këtë seminar ishin aktiviste të shumta…
Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup përmbylli Kursin e Fikhut në Info Qendrën e FRI – së. Ky kurs kishte për qëllim njohjen dhe fitimin e njohurive të reja rreth jurisprudencës islame. Është realizuar çdo të shtune, e si ligjëruese ishte teologeja Esma Sherifi Kurti e…
Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam, vazhdon më tej me realizimin e ciklit seminarik, që ka për qëllim vetëdijësimin për rrezikun që i kanoset familjes. Ishte Seminari i dytë me rradhë i realizuar të shtunën, më 04 prill, në Info Qendrën FRI. Këtë herë Dr. Musa Musai e elaboroi temën “Menaxhimi…
FRI ka vazhduar me realizimin e shkollës verore “Frymëzohemi me të dashurin tonë” në qytetet e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës. Tema që është trajtuar titullohej “I riu model”. Në Shkup, këtë temë e ligjëruan hoxhë Fevzi Musliu dhe teologia Sumeja Pejza, në Tetovë ligjërues ishte hoxhë Omer Dauti, ndërsa në…
Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë ka filluar aktivitetet në kuadër të muajit të bekuar të Ramazanit, duke sjellë atmosferë shpirtërore dhe frymë solidariteti në qytet. Në qendër të Tetovë, nga anëtaret dhe aktivistet e FRI – Dega Tetovë u realizua shpërndarja e hurmave së bashku me imsakijet e Ramazanit…
Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, organizoi piknik rekreativ në parkun e Sarajit. Të pranishme në këtë aktivitet ishin anëtare dhe aktiviste, ndjekëse të kësaj organizate. Pikniku u hap me fjalë përshëndetëse nga përgjegjësja e Departamentit të Femrës pranë FRI – Dega Shkup,Isra Sherifi. Nuk mungoi edhe…