FRI shpërndau 300 pakot e para për familjet nevojtare në qytetin e Tetovës
Forumi Rinor Islam – dega në Tetovë gjatë kësaj jave shpërndau 300 pako me produkte ushqimore nga aktiviteti “Shporta e Ramazanit”, aktivitet i cili realizohet nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit dhe do të vazhdoj deri në fund të tij.
300 pakot e para ishin për familjet nevojtare në qytetin e Tetovës ndërsa ditët në vijim do të bëhet shpërndarja e rradhës tek familjet nevojtare në fshatrat në rrethinë.
