NË TETOVË U REALIZUA LIGJËRATË FETARE PËR GRATË
Në qytetin e Tetovës, Forumi Rinor Islam organizoi ligjëratë fetare për gratë, me temë “Si të gjejmë kuptimin e jetës”. Ligjëruese në këtë takim ishte teologia e nderuar Sumeja Peza. Ligjëratat e këtilla për gratë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Tetovë, 17 nëntor 2023
