Profeti Muhamed ﷺ ka thënë:
“Agjërimi i Ditës së Arafatit shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit që vjen pas tij.”
[Sahih Muslimi]
Ditën e shtunë, më datë 5 mars u realizua takimi i parë në kuadër të projektit Incept me nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës. Programi i kësaj dite u fokusua në shpalosjen e qëllimit dhe rrjedhën e projektit, si dhe në njoftimin e grupit mes vete. Tema e parë…
Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup realizoi piknik njëditor në kuadër të shkollës verore nën moton “Me rini të edukuar drejt qëllimit të synuar”. Pikniku u realizua në parkun e Sarajit, ndërkaq të pranishme ishin pjesëmarrëset e shkollës verore. Përgjegjësja e Departamentit të Femrës Isra Sherifi…
Forumi Rinor Islam – Dega Shkup zgjodhi kryetarin e ri Forumi Rinor Islam – Dega Shkup realizoi kuvendin e jashtëzakonshëm raportues dhe zgjedhor. Punimet filluan me leximin e disa ajeteve kuranore nga hafiz Uvejs Murtezi, e më pastaj duke vazhduar me një fjalë përshëndetëse edhe Kryetari i FRI-së, Mr. Xhabir…
Forumi Rinor Islam – dega Kumanovë vazhdon me realizimin e aktiviteteve të muajit të bekuar Ramazan nën moton Ramazani, muaji i dashurisë. Aktiviteti i rradhës ishte iftari i shtruar për aktivistët e kësaj dege. Më pas vijoi falja e namazit bashkarisht si dhe një këshillë nga Sead Ramadani.
Në hapësirat e FRI – së në Studeniçan nën organizim të Departamentit për edukim pranë Forumit Rinor Islam – Nëndega Karshiakë filloi cikli i ri i ligjëratave javore nën moton “Burimet e Mirësisë”. Ligjërata filloi me leximin e disa ajeteve të Kuranit Famëlartë. Tema e parë e këtij cikli të…
Forumi Rinor Islam – Dega në Kërçovë organizoi ligjëratë me temë “Dobitë shëndetësore të agjërimit” me ligjërues Dr. Genc Selman (mjek i pergjithshëm në ordinancën Ultramed, Kërçovë). Përpara filimit të ligjëratës të pranishmit i përshëndeti krytari i FRI – së Dega në Kërçovë, Xhemail Ahmedi, i cili theksoi se agjërimi…