4 LLOJE NJERËZISH NUK MUND T’U DAL NGA HAKU – LIGJËRATË FETARE PËR FEMRA
Departamenti i Edukimit pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup filloi me organizimin e ligjëratave edukative dhe fetare të dedikuara për vajza dhe gra.
Programi u hap me leximin e disa ajeteve nga Kurani Famëlartë nga hafize Mervenur Ramadani, njëkohësisht edhe aktiviste pranë FRI-së, për të vijuar më pas me shpjegimin e thelluar të temës nga ligjëruesja. Teologeja Peza trajtoi detyrimet morale dhe shpirtërore që një person ka ndaj disa kategorive të veçanta njerëzish, duke ofruar këshilla të dobishme për të pranishmet.
