FRI mori pjesë në seminarin e Organizatës Botërore të të Rinjve Myslimanë
Forumi Rinor Islam mori pjesë në seminarin e 23-të me radhë që realizohet nga Organizata Botërore e të Rinjve Myslimanë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Në këtë seminar morrën pjesë Abdulhamid Mustafa, kryetar i degës së FRI-së në Shkup dhe Ejup Memeti, anëtar, student i diplomuar në drejtimin Inxhineri Elektrike dhe Elektronike.
Përfaqësuesit e FRI-së u dekoruan me çmimin për memorizimin e disa sureve nga Kurani Famëlartë, e cila ishte pjesë e programit të këtij seminari.
